18 Tetor 2026
BESO TE DIASPORA
2800 Livernois Rd, Suite 204
Troy, Michigan 48083
UNITED STATES OF AMERICA
web:https://besotediaspora.org/
DEKLARATE per situaten ne Shqiperi
Cfare po ndodh sot ne Tirane, por edhe ne rruget e qyteteve te tjera te Shqiperise, eshte zemerata e nje populli qe i kane vjedhur shpresen, nencmuar arsyen, dhe testuar pafundesisht durimin. Eshte momenti kur grumbulli i mekateve i nje sistemi te korruptuar politik, krijuar dhe mbajtur ne kembe nga dy parti ne thelb neo-komuniste, ka tejkaluar cdo kufi dhe ka mberritur atje ku nuk durohet me. Dhe vjen fundi, kur te gjitha padrejtesite shumohen dhe mberrijne ne piken e vlimit, duke shpalosur indinjaten e popullit ndaj ketij sistemi e klase politike, qe tallet me vullnetin e tij.
Meria e popullit shqiptar ne keto momente u drejtohet atyre qe kane veshe por nuk degjojne, kane sy por nuk shikojne, kane pushtet por nuk leshojne. Ironia me e dhimbshme eshte qe ky sistem i kapur ka vene sot perballe njeri-tjetrit dy shqiptare te shtypur dhe njetrajtesisht te munduar nga pesha e padrejtesive te atij vendi, njeri student dhe tjetri ruajtes rendi, qe detyrohen te jene ne anet e kunderta te nje barrikade qe s’duhet te ekzistonte kurre. Qytetari i plagosur dhe polici i lenduar, ngjallin te njejten keqardhje te thelle, sepse te dy jane vellezer te nje gjaku, te nje gjuhe, te nje kombi.
Kembanat e fundit per klasen aktuale politike shqiptare kane filluar hershem te bien, ndersa sot po perplasen mbi kokat e atyre qe e krijuan dhe mundesuan vegjetimin e nje sistemi te tille grabitqar. Numrat e rreme te karrigeve te tyre ne parlament, perfituar si rrjedhoje e nje ligji zgjedhor te pandershem dhe te padrejte – ku shefat vendosin se kush e tund kartonin – asnjehere nuk do ofrojne siguri te mjaftueshme ne perballjen finale me popullin.
Edi Rama duhet te largohet. E ka provokuar aq shume durimin e atij populli duke vendosur vazhdimisht kunder vullnetit te tij. Cmenduria shkon aq larg, sa i paguhen €4,200,000 nga buxheti i shtetit nje kengetari imoral dhe te pavlere, nderkohe qe pensionistet dhe studentet shqiptare, e kane te pamundur ta perballojne jetesen. Fatkeqesisht, ne qerthullin e vendimeve te marra vetem ne muajt e fundit kjo rezulton te jete cudia me e vogel. Sepse po ti bejme nje listim te gjithave; Sazanit e Zvernecit, shtetit Bektashi, ligjit per transgjinoret, ndarjes territoriale, refuzimit 4-mujor per te degjuar dhe mesuar nga protesta paqesore, cudia e sotshme do ishte me e cuditshme se e djeshmja, ndersa e nesermja me e cuditshme se e sotshmja. Dhe ne secilin prej ketyre vendimeve ka arsye te mjaftueshme per ta hequr nga drejtimi dike, qe vullnetin e shprehur te popullit nuk mungon ta perqeshe cdo here e ne cdo rast.
Enderra kryeministrore qe te jete VETEM vetvetja ajo qe do prese shiritin e futjes se Shqiperise ne Evrope, nuk arrihet duke i bere perkarshi popullit shqiptar dhe duke ironizuar britmat rrenqethese te tij. Perpara se te shkoje ne Evrope, Shqiperia duhet te shkoje ne Shqiperi, te behet e jetueshme dhe e deshirueshme per qytetaret e saj. Nuk mundet dhe nuk duhet te behet anetar i Bashkimit Evropian nje vend ku qytetareve te tij u mohohet prona e te pareve, ku meritokracia nuk ekziston, ku mundesite ofrohen ne baza tribale, ku shtetasit trajtohen pa respekt ne zyrat e shtetit, ku nepunesit jetojne me friken e humbjes se vendit te punes po nuk siguruan te pakten pese emra votuesish gjithandej planetit. E gjitha kjo ne kontrast me nje grup oligarkesh qe pushteti u jep drite jeshile per te bere gjithcka duan. Turravrapi per trashegimi politike (ne emer te Shqiperise, sigurisht) nuk ka gjase te kryhet ne kurriz te njerezve qe lihen menjane dhe perdoren si mjet qe justifikon qellimin.
Nqs. Edi Rama do ishte nje udheheqes largpames dhe vizionar qe donte vertet te linte nje emer te mire ne histori, mundesite dhe shancet per te bere nje shtet funksional ka 13 vjet qe i ofrohen. Ne te kundert, ka deshtuar totalisht per te ndertuar nje aparat shteteror ku qytetaret degjohen. Kasta e makuteve rrotull tij, ka perdorur cdo mundesi per te futur duart ne xhepin e popullit, duke trafikuar influence per perfitim dhe duke vjedhur vete ose me te trete ne tendera, inceneratore, rruge, tunele, ilace, instrumente mjekesore, me nje fjale cdo gje qe u del perpara. Dhe justifikimi qe faji eshte personal, kur je ti ai qe i ka varur melcite ne qafe kesaj lukunie ulkonjash dhe ujqerish eshte absurd, nuk pi uje, dhe nuk fluturon dot me.
Sali Berisha duhet te largohet nga politika gjithashtu. Shume e rende barra e mundimit qe ky njeri i ka sjelle popullit shqiptar. Nje ish-Sekretar partie, qe kurre nuk i braktisi kurthet dhe metodat e saj. Mosdashja per te bere katarsis duke denuar kriminelet e terrorit komunist eshte vetem nr.1 i dhimbjeve te pafundme qe ai i ka sjelle kombit. Autori dhe nenshkruesi i dy ligjeve me te erreta te ketij tranzicioni stergjatur pa fund, ligjit 7501 dhe ndryshimeve kushtetuese per ligjin elektoral ne vitin 2008. Aktualisht eshte paterica dhe arsyeja ku mbahet pushteti i Edi Rames, sepse ky i fundit ne menyre efektive, tremb vazhdimisht njerezit me gogolin dhe paudhesite e gjith’kahershme te Berishes. Te dy dhe se bashku, kane krijuar dhe mbajne ne kembe kete lloj skeme qe u vlen vetem atyre; perfshirese per ta dhe perjashtuese per gjithe te tjeret.Nderkohe ata duhet te kuptojne qe koha u ka perfunduar, klepsidres se tyre i ka mbaruar rera, dhe largimi do ishte zgjidhja me e mire dhe me e mencur. Perndryshe, populli me te drejte po e jep kete pergjigje cdo dite ne rruget e Tiranes dhe gjithe Shqiperise: Rama ne burg, Berisha ne burg! (per kete duhet te vendosin gjykatat).
BESO TE DIASPORA si organizate e komunitetit shqiptar ne Shtetet e Bashkuara, ka ndjekur me dhimbje ngjarjet ne atdhe. Lutjet dhe mendimet tona shkojne me njerezit atje, te cilet perballohen me nje realitet te pamerituar, te stisur nga keta politikane qe e kane kapur per fyti dhe e manipulojne sistemin per interesa vetjake, pushtetore e partiake.
Ne patjeter ndjejme dhimbje kur shikojme rruget e kryeqytetit te shqiptareve te mbulohen nga flaket dhe kjo te ndodhe per te disaten here. Ne refuzojme dhunen, nga cdo ane qe vjen, sikunder e dime qe ajo zgjat zinxhirin e dhimbjeve dhe pjell vetveten. Por sot, me qarte se kurdohere tjeter, eshte kristalisht e dukshme lidhja shkak – pasoje.
Edi Rama refuzoi te degjonte mesazhin e protestave paqesore per me shume se 130 dite me radhe dhe ne delirin e tij, nuk pranoi te bente kthese e te ndryshonte kursin, duke provokuar vullnetin masiv te shqiptareve. Dhe ndersa ky vullnet vazhdimisht mohohet, qeshet, pertallet vjen momenti kur kupa derdhet dhe nuk mban dot me. Prandaj, pa ekuivoke, fajtori kryesor i asaj qe po ndodh eshte kryeministri-ne-detyre, dhe megalomania e tij, per te shkelur me te dyja kembet ate qe rinia dhe populli shqiptar po i kerkon me ngulm.
Per te gjitha keto arsye dhe ne kete pike ku jane ngjarjet, me qellim qe te shmanget nje gjakderdhje e panevojshme BESO TE DIASPORA apelon dhe kerkon:
- Doreheqjen e menjehershme te kryeministrit aktual dhe qeverise se tij
- Krijimin e nje qeverie teresisht teknike per nje periudhe 12-18 mujore, e perbere nga profesioniste me integritet, qe duan atdheun dhe qe nuk jane te perfshire ose vegla te asnje partie politike
- Miratimin e nje ligji te ri zgjedhor te drejte dhe te ndershem, ku kushtet per nje gare te barabarte aplikohen njelloj per te gjithe
- Mbeshtetjen e plote dhe te menjehershme per shtresat e popullsise, ku me kryesoret jane pensionistet dhe studentet, lene menjane nga ky sistem korruptiv
- Pezullimin e te gjitha vendimeve te marra, ne kundershtim me vullnetin e shprehur te popullit
- Kalimin e ligjit per zonat e mbrojtura
- Mbeshtetjen e plote dhe te parevokueshme per SPAKUN dhe hetimet e tij
- Perkrahjen pa asnje ekuivok te axhendes se qeverise teknike ne parlamentin shqiptar nga deputetet e te gjitha forcave politike, ne te kundert te behen publikisht pergjegjes dhe ta perballojne personalisht reagimin popullor, sikunder ka ndodhur jo rralle keto dite
- Perfshirjen e Diaspores Shqiptare dhe vecanerisht asaj ne Shtetet e Bashkuara ne zgjidhjen reale te problemeve te vendit
- Hapjen sa me te shpejte nga shteti shqiptar te konsullates shqiptare ne Detroit, ne bashkepunim me organizatoret e peticionit per hapjen e saj, ne menyre qe qytetaret shqiptare ne kete vend te sherbehen dhe te shprehin lirisht vullnetin e tyre ne zhvillimet e metejshme te atdheut
Shqiperia nuk duhet te kete frike nga ndryshimi i nje kaste politike te korruptuar, te vjeteruar dhe te dale boje, por duhet te shikoje perpara me guxim. Gjithmone e ne cdo kohe, kur njerez qe e duan atdheun ofrohen te vihen ne sherbim te tij, jo per ta perdorur por per ta lartesuar, rezultati perfundimtar eshte shumefish me i mire se cdo status-quo. Sepse kur gjithcka prek fundin, ka vetem nje rrugedalje: Lart dhe Siper! Dhe atehere thenia Naimiane “per Shqiperine ditet e mira pasketaj do te vine” do behet vertet realitet i prekshem.
Rrofte Rinia Shqiptare!
Hiri i Zotit qofte mbi kombin e shqiptareve!
BESO TE DIASPORA – Bordi Drejtues
Altin Zaloshnja M.Ed. – Kryetar
Roan Isaku M.Arch. – Sekretar
Gentian Metko MD – Nenkryetar
Oltion Kadiu BBA – Financier
Elvira Shkembi M.Ed. – Anetare Bordi
Mikael Dvorani MBA – Anetar Bordi
Ilir Ademaj MPA – Anetar Bordi
Admir Becka B.A. – Anetar Bordi
Arjan Hysa MSA – Anetar Bordi
Eris Cali MBA – Anetar Bordi
Drini Godo B.S.E.E. – Anetar Bordi
Artan Gllavata M. Sc. – Anetar Bordi


0 Comments